Shpallet fituesi i projektit “Tirana Multifunctional Center”, ja kush do ta ndërtojë kullën gjigante në kryeqytet

Oct 1, 2022 | 17:37
SHPËRNDAJE

Projekti i kompanisë daneze Cebra është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës, për një ndërtim të ri ambicioz në qendër të Tiranës, i cili sipas kryeministrit Rama “do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.

projekti fitues i qendres shumefunksionale ne tirane

Shpallja e fituesit u bë nga një praj anëtarëve të jurisë, i cili tha ndër të tjera se ky projekt mori konsensusin e madh për hapësirën urbane të Tiranës.

“Pas një diskutimi jashtëzakonisht të ngushtë dhe pasionant, juria vendosi të pranojë projektin Cebra si fitues të këtij konkursi.

Projekti që mori konsensusin më të madh për hapësirën urbane të Tiranës.

Ne do të rekomandonim që zgjidhja të zhvillohet dhe për tu bërë pjesë reale e hapësirave publike, pjesa e drejtë e fasadës duhet të përmirësohet, për të arritur të njëjtën cilësi si të fasadave të tjera të artikuluar”, tha përfaqësuesi i juris, Stefano Boeri.

projekti fitues
Projekti fitues i ‘Tirana Multifunctional Center’

Në konkursin e hapur, studiot OODA, Cebra, Fuksas, JDG+ SHIGERU dhe UN STUDIO, prezantuan projektet e ideuara të bazuara tek zhvillimin urbanistik i kryeqytetit, banesat tradicionale dhe peizazhin natyror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura