VIDEO/ Shpallet fituesi i “Sanremo” 2020. Kjo është kënga që do të përfaqësojë Italinë në festivalin evropian të këngës

Feb 9, 2020 | 10:09
SHPËRNDAJE

Është përmbyllur mbrëmë festivali italian i këngës, Sanremo 2020, ku fitues është shpallur Diadato me këngën “Fai Rumore”, e cila do të përfaqësojë Italinë në Eurovisionin e këtij viti, i cili do të zhvillohet në Roterdam në maj.

sdsd

Ky edicion vjetor i festivalit Sanremo u mbajt në Teatro Ariston në Sanremo, dhe si zakonisht u organizua nga Televizioni Italian (RAI).

Amedeo Sebastian, i njohur gjerësisht në Itali vetëm Amadeus ishte prezantuesi kryesor i festivalit. Showman i lindur në Verona është 57 vjeç dhe veteran i televizionit italian. Në konkursin që zgjati pesë ditë, panë dy prezantuese femra të ndryshme që ndihmojnë çdo natë.

I dyti u rendit Francesco Gabbani me këngën “Viceversa”, ndërsa i treti u rendit Pinguini Tattici Nucleari me “Ringo Starr”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura