Janë zbuluar nominimet për 92-vjetorin e Akademisë së Çmimeve. Drama komike “Joker” udhëhoqi listën me 11 nominime në Oskar.
“Ford v Ferrari”, “The Irishman”, “Jojo Rabbit”, “Joker”, “Little Women”, “Once Upon a Time… in Hollywood”, “Marriage Story”, “Parasite” janë në konkurrencë për kategorinë kryesore “Best picture” ose filmi më i mirë.
Scarlett Johansson shënoi një nominim të rrallë të dyfishtë për kategorinë “aktorja më e mirë” dhe “aktorja më e mirë mbështetëse” në përkatësisht në filmat “Marriage Story” dhe “JoJo Rabbit”.
Cynthia Erivo gjithashtu është nominuar për dy çmime në kategoritë “aktorja më e mirë” dhe “kënga origjinale” për filmin “Harriet”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të këtij viti do të transmetohet më 9 shkurt në ABC.
Ndërsa edhe këtë vit nuk do kemi një prezantues.