Shorti për “Eurovision 2020″, zbuloni kur do performojë Arilena Ara

Jan 29, 2020 | 12:05
SHPËRNDAJE

Arilena Ara është e përzgjedhura për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision këtë vit.

Alekta Arilena

Sipas shortit të hedhur këngëtarja do të performojë këngën “Shaj” gjysmëfinalen e dytë të Eurovision.

Ajo është përzgjedhur në bllokun e dytë dhe do mbajë numrin nga 10 deri në 18.

Këtë vit festivali i madh evropian i muzikës do të zhvillohet në Roterdam.

Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 16 maj.

Arilena do ngjitet në skenë me versionin anglisht të këngës “Shaj”.

Kujtojmë se fitorja e Arilenës në Festivalin e RTSH-së, të organizuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, u shoqërua me shumë debate dhe polemika.

Elvana Gjata u largua e zhgënjyer nga skena pasi nuk rrëmbeu çmimin e parë. Ndërsa vetë Alketa shprehur zhgënjimin pse e përzgjedhura ishte Arilena, duke ia hedhur fajin jurisë.

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura