Shorti në Ligën e Kampioneve, Liverpuli rrezikon “grupin e ferrit”

Aug 4, 2018 | 22:12
SHPËRNDAJE

Janë nënkampionët e Europës në fuqi, por renditja shumë poshtë në klasifikimin e klubeve të UEFA-s rrezikon ta përfshijë Liverpulin në një “grup ferri” në sezonin e ri të Ligës së Kampioneve 2018-2019. Finalistët e sezonit të shkuar, të cilët gjenden aktualisht në vazon e tretë në shortin e fazës së grupeve, rrezikojnë që të shortohen në një grup me Barcelonën ose Realin e Madridit, Borusian e Dortmundit dhe Interin në skenarin më të keq.

Por, në fakt, tifozët e “reds”-ave mendojnë se janë rivalet e tjera ato që duhet t’u tremben djemve të Jyrgen Klopit, që me lojtarë si Salah, Alison, Van Dajk, Keita, Firmino dhe Mane, janë një kërcënim për çdo klub tjetër dhe të paktën një vend në 1/8- at do të sigurojnë, qoftë duke u renditur edhe në vend të dytë.

962801228.jpg.0

LLOGARITË – Pesë herë kampionët e Europës aktualisht janë duke pritur rezultatin e Benfikës me Fenerbahçen për të mësuar se në cilën vazo do të renditen, në të dytën apo të tretën. Nëse portugezët do të humbasin përballë rivalëve turq, atëherë anglezët do të kapërcejnë në vazon e dytë. Megjithatë, një fitore e Benfikës do të thotë se ata do të përballen kundër Ajaksit ose Standard Liezhit në “play-off”. Nëse Benfika nuk arrin që të avancojë në turin e fundit, atëherë të kuqtë do të përfundojnë në vazon e dytë, ndërsa një kualifikim i luzitanëve do t’i dënonte gjigantët e Premier Ligës me shortimin një vazo më poshtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura