Shorti Ligës së Kampioneve/ Vllaznia e femrave mëson kundërshtarin, pret në “Loro Boriçi” kampionen e Turqisë

Oct 22, 2020 | 13:48
SHPËRNDAJE

Vllaznia e femrave ka mësuar ditën e sotme kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve për femra.

jl

Shkodranet do të përballen në këtë raund me kampionen e Turqisë, ALG Spor Kulubu. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, ka vendosur Vllazninë përballë skuadrës tukre, teksa ndeshja do të luhen në “Loro Boriçi” më 3 ose 4 nëntor.

Mundësitë e Vllaznisë ishin të përballej me kampionen e Izraelit ose me atë të Turqisë dhe shorti i ka vendosur përballë këtyre të fundit, ku femrat e skuadrës shqiptare do të kërkojnë të kalojnë në turin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura