Shorti i Championsit /Në pritje të dënimit të Skënderbeut, UEFA jep lajmin e papritur për Kukësin

May 14, 2018 | 11:52
SHPËRNDAJE

Në pritje se çfarë do të ndodhë me çështjen “Skënderbeu”, Kukësi është praktikisht në vazon e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra verilindore siguroi dje vendin e dytë në Kategorinë Superiore, kështu që UEFA e zyrtarizoi gjithashtu në vazon e më të fortëve në turin e parë.

kukesi dhomat123

Skuadra e Pakult, e sheh veten në vendin e 12-të, tek ekipet e forta që do të marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Kampionëve. Teksa lista kryesohet nga skuadra kampione e Bullgarisë Ludogorets. Në rast se Kukësi merr pjesë në Champions, do të shmangë ekipet e forta si Sëlltik, Karabak, APOEL etj.

Gjithsej 30 skuadra pritet të luajnë në raundin e parë kualifikues. Të eliminuarit nga ky raund, kalojnë direkt në raundin e dytë të kualifikuese të Ligës së Europës. Edhe në qoftë se skuadra shqiptare do të eliminohet në raundin e parë, e ka një shans, për të shkuar në grupet e Ligës së Europës, nëpërmjet raundit të dytë në këtë kompeticon.

Kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura