Shorti i Champions-it/ Tirana, makthi i Romës për Europën (TABELA E PLOTË)

Apr 14, 2022 | 10:37
SHPËRNDAJE

Me rastin e fitimit të kampionatit shqiptar në maj 2022, Tirana nuk do të vendoset në vazon e favoriteve raundin e parë kualifikues të Champions League 2022- 2023.

TIRANA 1

Arsyeja është e thjeshtë. Shumë kampionë apo liderë në ligat e tyre që luajnë në Europë, kanë koeficient më të mirë.

Tirana së fundmi ka garuar në arenën ndërkombëtare para dy vjetësh në sezonin 2021/2022, e ka koeficientin 2.75 dhe me llogaritjen e thjeshtë është në vazon e dobët.

Në vendin e 207-të e renditjes së UEFA-s, Laçi me koeficient gjashtë.

Për momentin, vetëm Dinamo Bitumi është te vazoja e jofavoriteve. Te skuadrat e forta apo vazoja e favoriteve aktualisht janë konfirmuar ekipet:

Malmo, Bodo/Glimt, HJK Helsinki dhe The New Saints. Kampione kanë dalë edhe skuadra të tjera si Zalgiris Vilnius, Shamrock Rovers, Shakhtior Saligorsk, KI Klaksvik, Tobol Kustanai dhe RFS Riga.

Të gjitha skuadrat kanë koeficient më të lartë se bardheblutë.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve që luhet më 14 qershor, Tirana paraqitet si një skuadër te vazoja e dobët.

Aktualisht janë 17 klube në vazon e parë dhe 17 në vazon e dytë, por renditja do të ndryshojë në bazë të faktit se cila skuadër në Europë do të dalë kampione e shtetit respektiv.

Në rast të eliminimit të rivalit të parë dhe ngjitjes në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, Tirana do të kishte pjesëmarrjen e sigurt në fazën e katërt finale kualifikuese në Konferencë Ligë.

CH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura