Shoqërohet nga policia Dj i njohur, Vin Veli. Momentet e ndalimit në ish-Bllok (VIDEO)

Aug 31, 2019 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dj i njohur Vin Veli (me emrin Artvin Veli) eshte shoqeruar nga policia pas mesnates se sotme. Shoqerimi i tij eshte bere pas mesnate ne nje lokal ne ish-Bllok, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

vin veli

Shqiptarja.com ka siguruar momentin kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ marrin Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë.

Me pas mesohet se ai eshte dërguar në komisariat, por nuk ka ende te dhena lidhur me arsyet e ketij shoqerimi.

Mesohet se së bashku me Dj e njohur janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Kujtojme se Vin Veli është një personazh i njohur, jo vetem si DJ. Ai eshte bere shpesh here personazh ne media, jo vetem per profesionin, por edhe pasi ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë por që janë ndarë pak kohë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura