Shoqërimi i Shullazit, Llalla mbledhje urgjente me zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë

Apr 16, 2016 | 23:38
SHPËRNDAJE

Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje të Emiljano Shullazit, kryeprokurori Adriatik Llalla ka thirrur në një mbledhje të shtunën në orët e vona të darkës, kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zyrtarë të tjerë të organeve hetimore.

llalla cako
Mbledhja është bërë për shkak të shoqërimit të Shullazit dhe akuzave se ka kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Konin.

Në mbledhje morën pjesë edhe kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe shefi i Krimeve të Rënda.

Burime brenda Prokurorisë thonë për “Panorama” se pritet që të nisë një hetim për Emiljano Shullazin dhe kërcënimet që mund të ketë bërë ndaj kandidatit për rektor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura