VIDEO/ Shoqërimi i avokatit në Lezhë, policia jep detajet: U arrestua. I goditi me grusht dhe i grisi bluzën oficerit!

Oct 27, 2020 | 21:25
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket arrestimit të avokatit Gjergj Neli, pasditen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 dhe policia, pas një denoncimi ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur avokatin Neli dhe bashkëshorten e tij, Shaqe Marinaj duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë”, njofton Policia.

Më pas avokati Gjin Neli është shoqëruar në Komisariatin e qytetit dhe më pas është arrestuar.

Njoftimi i plotë:  

Më datën 27.10.2020  rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.

Shtetasi Gj.N.u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve nga oficeri i  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”.

LEZO EDHE:

EMRI/ “Të lutem shef mos agravo në dhunë”- Zbardhet dëshmia e gruas së avokatit të shoqëruar me forcë në Lezhë: Oficeri dhunon edhe të miturit. Çfarë i kërkova shefit të SHÇKB-së

Shoqërohet në polici avokati në Lezhë, Ja pse është ndaluar dhe çfarë thotë bashkëshortja e tij

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura