Shoqëria civile organizon tubim me rastin e “8 Marsit”, protestuesja: Vrasjet e grave janë të paralajmëruara për shtetin dhe drejtësinë! Ja çfarë kërkojmë

Mar 8, 2023 | 12:54
SHPËRNDAJE

Shoqëria civile ka organizuar një protestë në kryeqytet me rastin e “8 Marsit”.

dtykik

Pjesëmarrësit në protestë kanë kërkuar të drejta të barabarta në shoqërinë shqiptare mes burrave dhe grave.

Njëra prej pjesëmarrëseve në protestë ka deklaruar se vrasja e grave në Shqipëri është e paralajmëruar për shtetin dhe gjykatat.

Ajo kërkon ashpërsim të kodit penal për dhunuesit e grave dhe promovimin e barazisë gjinore.

“Vrasjet e grave janë të paralajmëruara për shtetin, drejtësinë dhe gjykatat. Jemi lodhur pasi sistemi ka dështuar të na mbrojë. Sot ne qëndrojmë në solidaritet duke I kthyer sytë nga vetje, nga njëra-tjetra. Ekzistence e grave e mban shoqërinë në këmbë. Ne kërkojmë drejtësi për gratë e vrara. Rishikim të së drejtës penale për viktimat e dhunës. Kërkojmë dënim maksimal për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Më shumë strehimore shtetërore, shërbime këshillimi dhe ligjore falas.

Kërkojmë që shteti të promovojë barazinë gjinore në kurikula të posaçme për ta parandaluar dhunën. Kërkojmë gjithashtu monitorim të kushteve të punës dhe paga dinjitoze për gratë punëtore. Kërkojmë për gazetaret që I kemi këtu përcaktime në kodin penal për seksizmin në media. I duam të gjitha gratë e gjalla dhe të jetojnë me dinjitet. Kjo ishte deklaratë e kolektivit feminist për të drejtat e grave”, është shprehur protestuesja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura