Shoqëria civile dhe ambasadorët kërkojnë thellim të reformave në Maqedoni

Jul 4, 2018 | 23:40
SHPËRNDAJE

Shoqëria civile, përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe opozita kërkojnë jo vetëm vazhdimin por edhe thellimin e reformave të nisura në Maqedoni, të cilat për Brukselin janë kusht për fillimin e negociatave për anëtarësim.

 

Në konferencën e sotme në Shkup, me temë “Si deri te Evropa?”, u theksua se marrëveshja me Greqinë për emrin është e pandarë nga perspektiva evropiane.civil-konference_1530721027-2645189

“Jemi të vetëdijshëm se institucione kyçe të cilat në periudhën që vjen duhet të sigurojnë besueshmëri të lartë te proceset si KSHZ-ja dhe të tjerë, akoma përballen me pasojat nga ndikimet shumëvjeçare të pushtetit të kaluar si dhe partizimi i thellë. E dimë që klientelizmi dhe korrupsioni janë thellësisht të instaluara në shoqërinë tonë dhe për këtë ka hulumtime dhe të dhëna. Mediat janë akoma në gjendje të keqe kurse tensionet etnike dhe fetare akoma janë armët më të mira dhe më të lira në duart e strukturave që nuk e duan progresin dhe lirinë – deklaroi Xhabir Deralla nga OJQ Civil – Qendra për Liri.

“Se ku duhet të shkojë Maqedonia dhe nga është perspektiva e saj na tregojnë njerëzit të cilët ikin. Në Maqedoni, posaçërisht vitin e fundit bëhet eksod i paparë në 50-60 vitet e fundit. Të gjithë të rinjët e dini ku ikin, andej ku na tregojnë se nga duhet të shkojë Maqedonia. Absolutisht, gjyqësori është hapi i parë me të cilin duhet të fillojë Qeveria por arsimi dhe shëndetësia janë gjithashtu tre shtyllat e kësaj shoqërie për të nisur dhe për të ecur siç duhet – tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

“Sinjali pozitiv nga Brukseli është gjithashtu shumë i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes historike mes Shkupit dhe Athinës, për popullatën në vend të cilët do të votojnë për marrëveshjen në Referendum. Tani është e qartë se marrëveshja për emrin dhe perspektiva evropiane janë të pandara – u shpreh Tomas Gerberish, ambasador i Gjermanisë.

Kryeministri Zoran Zaev edhe një herë u zotua se do të arrihen rezultate plotësuese në fushën e reformave që kërkoi BE-ja.

“Këshilli i Evropës dëshiron të shohë rezultate plotësuese konkrete për pavarësinë e gjyqësorit. Para nesh është një periudhë që na është dhënë për t’i adresuar këto pritshmëri dhe ata do të adresohen. E ardhmja evropiane e vendit është e rëndësishme dhe gjithsecili që mendon se ka përgjigje tjetër në pyetjen “Si deri te Evropa?”, gënjehet vetë dhe gënjen opinionin. Nuk ka përgjigje tjetër as për reformat e tjera shtesë për sundimin e së drejtës, për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformat në administratën gjyqësore – theksoi Zaevi.

BE-ja i dha vendit datë të kushtëzuar për fillim të negociatave për në qershor të vitit të ardhshëm. Në ndërkohë, ajo kërkon të shohë arritje në fushën e gjyqësorit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në adminsitratën publike dhe zbatim të paktit Shkup-Athinë./Alsat-M/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura