Shoqata e shqiptarëve, Vatra anulon takimin me deputetin Belind Këlliçi në SHBA, ja arsyeja

May 24, 2022 | 10:03
SHPËRNDAJE

Shoqata e shqiptarëve në Amerikë, Vatra ka njoftuar se e ka anuluar takimin me deputetin e PD, Belind Këlliçin në SHBA.

belind kellici spak

“Ju njoftojmë se takimi më deputetin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë Belind Këlliçi planifikuar të zhvillohej ditën e martë në Selinë qëndrore të Vatrës anulohet për arsye objektive (koha e limituar)”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka pasur disa takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditët e fundit.

Postimi i Gazeta Dielli në rrjetet sociale

VATRA NJOFTIM MBI TAKIMIN ME DEPUTETIN KËLLIÇI

Të nderuar vatranë, media, miq, të ftuar, anëtarë të komunitetit shqiptaro -amerikanë. Ju njoftojmë se takimi më deputetin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë z. Belind Këlliçi planifikuar të zhvillohej ditën e martë në Selinë qëndrore të Vatrës anulohet për arsye objektive (koha e limituar).

I kërkojmë ndjesë vatranëve, të ftuarve dhe miqve tanë të shumtë për këtë ndryshim të jashtëzakonshëm të axhendës.

Në respektin dhe besimin e mirëkuptimit dhe vlerësimit tuaj të veçantë.
Grupi organizator.

 

vatra dielli belind kellici

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura