Shoku i skuadrës te Brazili fton Nejmar te sheikët e Premier Ligës: Këtu po e pret fanella me numër 10

Jun 30, 2022 | 16:06
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Nejmar duket gjithmonë e më shumë larg PSG-së, me klubet nga e gjithë Europa që po e vëzhgojnë me kujdes situatën e brazilianit. Në orët e fundit edhe vetë futbollisti i Njukasëllit, Joelington i ka bërë thirrje shokut të tij të skuadrës te Brazili të transferohet në skuadrën e tij duke i premtuar edhe fanellën me numër 10 që aktualisht mbahet nga francezi Seint-Maksimin.

56456456

Në një intervistë për “Cast FC”, 25-vjeçari ka folur i emocionuar lidhur me idenë e një transferimi të mundshëm të Nejmar te Njukasëll duke shkuar deri aty sa ka deklaruar se nëse kjo ndodh ai do të vrapojë vetëm për të.

“Ne mund ti sigurojmë atij një vend pa diskutim. Nëse ai vjen do të jetë…

Nuk e shpjegoj dot, ai për mua është një idhull, është shumë i madh në botën e futbollit. Ai e ka ftesën. Nejmar nëse më dëgjon hajde te ne, unë do të vrapoj vetëm për ty.

Nëse kemi mundësi shpresoj që trajneri ta telefonoi, Numri 10 po e pret atë. Ai tashme e ka mesazhin për të ardhur këtu.”, u shpreh Joelington.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura