Shokon myftiu saudit: Burrat mund të hanë gratë e tyre nëse ndihen të uritur (FOTO)

Apr 10, 2015 | 20:28
SHPËRNDAJE

Një udhëheqës fetar në Arabinë Saudite u ka thënë burrave se në qoftë se ata ndihen mjaftueshëm të uritur mund të hanë gratë e tyre.

Sheikh Abdul Aziz bin Abdullah

Myftiu i madh i Arabisë Saudite, sheiku Abdul Aziz bin Abdullah, raportohet se ka kaluar një vendim ku thuhet se një njeri mund të hajë pjesë të trupit të gruas së tij në qoftë se ai po vuan “rëndë nga uria”.

Ai shtoi se ‘fetvaja’, një deklaratë islamike, dëshmon “sakrificën e gruas dhe bindjen ndaj burrit të saj”.

Por autoritetet fetare kanë dënuar deklaratat e myftiut: “Këto mendime të sëmura nuk mund të vijnë nga çdo mysliman, e aq më pak nga një dijetar i madh që i referohen myslimanët nga e gjithë bota…shkakton konfuzion dhe dëme”.

Lajmi në mediat arabe

Abdul Aziz bin Abdullah, i cili është figura më e lartë fetare në Arabinë Saudite, ka thënë se deklarata shokuese nuk është lëshuar prej tij.

Kohët e fundit myftiu i madh ka shkaktuar polemika duke thënë se të gjitha kishat në Lindjen e Mesme duhet të shkatërrohen.

Ai gjithashtu ka thënë se Twitter-i ishte “burimi i gjithë të këqijave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura