Shokon mesfushori i Barcelonës: Futbolli po më bëhet ferr, kam turp të dal nga shtëpia

Mar 13, 2018 | 16:08
SHPËRNDAJE

Pas Mertezakerit, i cili tha se nuk është më i lumtur duke luajtur futboll dhe po pret me padurim momentin kur ta braktisë këtë sport. Deklarata tjetër shokuese vjen nga mesfushori i Barcelonës, Andre Gomesh.

Andre Gomez

Ai thotë se ka shumë presion dhe nuk dihet mirë. “Nuk ndihem mirë në fushën e lojës dhe nuk po e shijoj këtë sport. Në muajt e parë isha mirë, por pastaj gjërat ndryshuan dhe futbolli filloi të bëhej si një ferr për mua.

Kisha shumë presion dhe vazhdoj të kem ende. Më vjen turp të dal nga shtëpia për atë që bëj në fushë sepse kritikat kanë qenë shumë të ashpra me mua. I vuaj shumë dhe mendoj për ato që thonë rreth meje. Ndonjëherë më mungon besimi”, tregon Gomesh i sinqertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura