Shokon burri i Kim Kardashian ‘Do kandidoj për president’ (VIDEO)

Aug 31, 2015 | 14:55
SHPËRNDAJE

k
I ftuar special në MTV Video Music Awards reperi i njohur Kanye West ka deklaruar se në 2020 ai do kandidojë për president të SHBA.

Pasi ka marrë mikrofonin ka thënë ‘Nga ky moment deklaroj se kam vendosur të kandidoj për president në 2020.

‘Ne do u mësojmë fëmijëve tanë të besojnë në vetvete. Nuk e di se çfarë do humbas pas kësaj por nuk ka rëndësi besoj. Nuk ka të bëjë me mua por me idenë. Njerëzit me ide, të cilët besojnë në të vërtetën’

Pasi ka thënë këtë bashkëshorti i Kim Kardashian ka hedhur mikrofonin në mes të skenës dhe është larguar. Turma në sallë është ekzaltuar së tepërmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura