Shokon babai i Kim Kardashian “Jam një grua, kam shpirtin dhe mendjen e një femre”

Apr 25, 2015 | 12:42
SHPËRNDAJE

Ylli i Keeping Up With the Kardashian, Bruce Jenner ka rrëfyer një pjesë shumë personale për jetën e tij duke thënë se është femër.

Olimpiku i medaljes së artë ka shpenzuar të gjithë jetën e tij si një grua por në një mënyrë të fshehtë.

“Jam një grua, kam shpirtin dhe mendjen e një femre. Truri im është më shumë femër se mashkull, dhe pse kam pjesët trupore si mashkull”- ka rrëfyer njerku i Kim Kardashian në një intervistë për Diane Swayer në ABC.

Jenner 65 vjeç është përkrahur nga ish-gruaja e tij Kris, dy vajzat Kylie dhe Kendall dhe thjeshtërat Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian.

“Jam unë, jam një person. Nuk kam ngelur në trupin e askujt. Bruce Jenner ka qënë gjithmonë konfuz për identitetin seksual.”-ka thënë ai.

Pas kësaj interviste fëmijët e tij dhe shumë personazhe të njohur kanë postuar në rrjetet sociale mbështetjen e tyre për Bruce duke e quajtur hero për guximin e tij për t’i treguar botës të vërtetën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura