Shoferi tenton të bëjë parakalim, por makina del nga rruga dhe…/ Si u përplas me tre automjete të tjera! Pamjet e aksidentit

Apr 18, 2021 | 20:49
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në superstradën Milot-Lezhë. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se një automjet teksa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim dhe për pasojë ka dalë nga rrugë.

Më pas, mjeti është përplasur edhe me tre makina të tjera që ishin të parkuara në sheshin e një lokali. Sipas policise, nga aksidenti nuk ka persona te lenduar.

Ndërkohë, policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policise

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.

Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura