Shoferi me ‘Mercedes Benz’ humb toruan, përplas 3 makina të parkuara

Aug 13, 2017 | 14:55
SHPËRNDAJE

Shoferi i nje ”Mercedes Benz” ne Vlore eshte aksidentuar kur eshte perplasur me tre automjete te parkuara sot rreth orës 17:00 në aksin rrugor të Bulevardit Ismail Qemali pranë vendit të quajtur ” ish shkolla industriale”. Përplasja shkaktoi panik tek këmbësorët e shumtë por fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

20800083_939988109473219_6528055898639800504_n

Sipas burimeve paraprake, automjeti tip ”Mercedes Benz” me targa AA 100 RB, ka përplasur tre automjete të tjera, të cilat kanë qënë të parkuara.

Konkretisht mjetet tip: ”Skoda” me targa AA 042 EZ, mjetin ”Mercedes Benz” me targa VA0775AB, dhe mjetin tip ”Opel” me targa BA248DB.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.M, 35 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura