Aksident në Fier/ 15 vjeçari përplaset nga makina dhe ndërron jetë, autori largohet nga vendngjarja

Jun 24, 2022 | 8:14
SHPËRNDAJE

ambulance-e1499884288751-780x439-768x432Policia e Fierit thotë se 15-vjeçari i cili po udhëtonte me biçikletë dhe u përplas një ditë më parë nga një makinë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë në pranga është vënë shoferi 29 vjecar, i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura