Shoferi me banim në Angli përplas makinën e policisë/ Dëmtohen tre efektivë, ja detajet e aksidentit

Sep 17, 2021 | 21:11
SHPËRNDAJE

Një automjet që drejtohej nga një shtetas me banim në Angli është përplasur sot në mbrëmje me një makinë policie, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 efektivë të DVP-së Kukës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.

Tre punonjësit e policisë janë në gjendje të mirë dhe po marrin mjekim në Spitalin e Mirditës.

Ende nuk dihen detajet se si ka ndodhur aksidenti. Ndërkaq është hapur një hetim për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI

Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura