Shoferi i makinës me targa greke futet kundravajtje dhe përfundon mbi trafikndarëse, ja dëshmia e parë e tij në Polici

May 28, 2022 | 11:42
SHPËRNDAJE

Një automjet tip Fuoristradë me traga greke është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Patos.

Gazetarja e Panorama raporton se pranë vendit të njohur si “Rotondo e Parkut” pranë Kishës Katolike në Fier, makina është futur kundravajtje dhe është përplasur me trafikndarësen duke bllokuar qarkullimin.

Mësohet se shoferi i këtij automjeti me targa të shtetit grek KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar.

Mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik.

Gazetarja e Panorama mëson se fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit. Policia po kryen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura