Shoferi i dehur tenton të korruptojë policin: Aman merri e të iki se në hotel do shkoj

Feb 3, 2016 | 11:58
SHPËRNDAJE


Arrestohet shoferi per mitdhenie punonjesit te… by gazeta-panorama

Policia ka arrestuar një shofer i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ka tentuar t’i japë rryshfet policit që ta lejojë të vazhdojë rrugën.

policia shtetit

Nga videoja e publikuar në kanalin YouTube, Ministria e Punëve të Brendshme po reklamon edhe mënyrën se si me anë të kamerave të vendosura në trupin e policëve, shmanget korrupsioni.

Në videon e  mëposhtme, shoferi është arrestuar për mitdhenie dhe mund të shihen momentet kur ai i jep një kartëmonedhë punonjësit të policisë dhe i thotë:

Aman të lutem, merre këtë edhe të iki se në hotel do shkoj. Por polici i bën testin e alkoolit dhe më pas e arreston.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura