Shoferi i dehur përplas dy këmbësorë në Durrës, vdes gruaja

Jul 17, 2016 | 9:11
SHPËRNDAJE

Një grua ka humbur jetën këtë të dielë në Durrës, si pasojë e një aksidenti. Një automjet tip ‘Mercedes-Benz’ ka përplasur dy këmbësorë.

foto ilustruese
foto ilustruese

Për pasojë burimet policore thanë se ka humbur jetën 53-vjeçarja me iniciale D.D, ndërsa personi tjetër i plagosur është dërguar në spital.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, 25-vjeçarin Klejvi Maliqi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.07.2016, rreth orës 02:10 në rrugën”Aleksandër Goga”lagja Nr. 6 Durrës, duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA 224 BD, ka aksidentuar dy këmbësorë(një i seksit femër dhe një i seksit mashkull).

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetësia.D.D. 53 vjeçe, banuese në Durrës.

Ndërkohë, shtetasi A.B. 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet  në gjëndje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit ka rezultuar se ka konsumuar alkool në masën 0.45 mg/litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “dhe” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura