Shoferi i dehur humb kontrollin, përplasen e makina në Vorë. Probleme në qarkullim

May 25, 2015 | 21:05
SHPËRNDAJE

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë katër automjete ka shkaktuar kaos në qarkullim në aksin rrugor Vorë Tiranë për disa minuta.

Burimet zyrtare të Policisë bëjnë me dije se shkak është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit me targa TR 59 99.

I cili ishte në gjendje të dehur dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin ku janë përfshirë edhe tre makina të tjera, të cilat kanë pësuar dëme.

Shoferi i mjetit që humbi kontrollin mësohet se është shtetasi Ylber Shera sipas bluve, i cili është ndaluar nga Policia.

Policia po punonm për normalzimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks. Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura