SHMU tregon si do të jetë moti pesë ditët e ardhshme

Jan 19, 2020 | 12:04
SHPËRNDAJE

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motet për pesë ditët e javës së ardhshme, duke theksuar se reshjet e shiut dhe të dëborës që përfshinë sot disa zona të vendit, do të ndërpriten për t’u lënë radhën ditëve me diell dhe temperatura të ulëta.

Parashikimi:

Po kalojmë një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në zonat malore. E gjitha kjo, ishte ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell.

Java që pritet të nisë, do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Më të përqendruar vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit.

Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar. Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë. Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare. Deti pak i valëzuar e ditën e enjte i trazuar.

Ju urojmë një javë sa më të mbarë!

82393737_838776709895003_1921470954077159424_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura