Shmangni sa më shumë ekspozimin në diell! Sinoptikanët: Kjo do jetë një ndër javët më të vështira, temperaturat do arrijnë…

Jul 27, 2021 | 10:35
SHPËRNDAJE

223959657_1215633982209272_4738192528439719265_n

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak paralajmërojnë qytetarët se kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i përket temperaturave të larta por jo vetëm.

Mbi rajonin e Ballkanit (rrjedhimisht edhe mbi vendin tonë) gradualisht po depërtojnë masa ajrore të nxehta me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Si rrjedhojë, të hënën temperaturat arritën deri në 39 grad celcius (në Gjirokastër) dhe 37 gradë për kryeqytetin.

Për tu theksuar është se për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharasë parashikohet që masat ajrore do të kenë një sasi të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës.

Cilësia e ajrit do të jetë e dobët për shkak të sasisë së lartë të këtyre grimcave si dhe do të krirjojnë efektin serë sa i përket temperaturave.

“Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 grad Celcius që priten të regjistrohen nga mesjava e deri në fundjavë (kryesisht zonat e ulëta), këshillojmë të gjithë ndjekësit tanë të shmangin sa më shumë ekspozimin në diell pa arsye të fortë”, shkruan SHMU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura