“Shmangni këto ushqime, pini sa më shumë…”, doktoresha flet për rëndësinë e dietës dhe pse meshkujt preken më shumë nga Covid-19

Nov 12, 2020 | 15:56
SHPËRNDAJE

Statistikat botërore kanë treguar se burrat janë prekur më shumë nga gratë nga Covid19. Por a ka një shpjegim shkencor për këtë? Lisiena Hysenaj, doktoreshë e Shkencave Mjekësore dhe kërkuese në Universitetin e Kalifornisë të San Franciskos thotë se po.

pjimage (8)

“Duhet të jetë një faktor hormonal që akoma s’e kemi zbuluar sepse testosteroni bën që sistemi imunitar i meshkujve të jetë i ndryshëm nga ai i femrës.

Kam shumë miq që më pyesin nëse kjo është e lidhur edhe me kromozonin X.

Dhe po, mendoj se ka të bëjë edhe me kromozonin X. Por për momentin ne dimë që ky dallim është vetëm hormonal”- tha Lisiena Hysenaj në një lidhje për Wake Up.

Doktoresha Hysenaj rekomandon dhe dietën ushqimore që duhet të ndiqet nga të gjithë personat gjatë kësaj periudhe për të qenë më të mbrojtur nga SarsCov2.

“Ajo që duhet të bëjmë gjatë kësaj kohe është që të minimizojmë sheqernat dhe kur them sheqernat edhe frutat. Nuk duhet të hamë më shumë se 2-3 fruta në ditë dhe sa më shumë zarzavate dhe perime dhe bukë të zezë. Duhet që konsumimi i sheqernave të jetë sa më i pakët që të ulet inflamacioni në trup. Pini sa më shumë çajra.

Ne vitaminën C mund ta marrim nga çajrat e sidomos nga ai i trëndafilit të egër që ka shumë Vitaminë C. Dieta është e vetmi trajtim që kemi ne në dorë sepse ende nuk e dimë nëse ilaçet na bëjnë efekt apo jo”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura