Shmangni gastritin duke menaxhuar stresin

Sep 12, 2017 | 15:12
SHPËRNDAJE

Në botën që jetojmë, ndjenja e dhimbjes së zjarrtë në stomak tashmë është shumë e zakonshme. Gastriti mund të prezantohet me dhimbje djegëse në kraharor ose në barkë, dhimbje që qetësohet ose acarohet nga ushqimi.

Në disa raste mund të japë humbje të oreksit, të përziera ose të vjella si dhe çrregullime të jashtëqitjes me diarre ose konstipacion. Për të trajtuar këtë sëmundje, ju rekomandohet të hiqni nga lista të gjitha produktet ushqimore që nuk mund t’i toleroni.

timthumbMos harroni po ashtu se kur stresoheni, ju do të ngadalësoni tretjen e ushqimit që konsumoni. Kur kjo ndodh ju mund të mbeteni me shumë aciditet në stomak. Duke pasur shumë aciditet në stomak ju jeni duke rritur shanset për të pasur refluks dhe kjo mund të shkaktojë ndjesi djegie në zonën e stomakut. /Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura