Shmangia e taksave, 60 mijë biznese greke në Shqipëri, Bullgari e Qipro

Dec 28, 2015 | 10:01
SHPËRNDAJE

Bizneset e vogla dhe të mesme greke po vërshojnë nëpër vendet e rajonit, duke përfshirë Shqipërinë, pasi, sipas tyre, ka një klimë më miqë- sore për aktivitetin e tyre, ndryshe nga taksat e rënda me të cilat thonë se përballen në Greqi.

Demonstrators from the communist-affiliated trade union PAME shout slogans during a protest against the new austerity measures in Athens February 9, 2012. Greek political leaders clinched a long-stalled deal on reforms and austerity measures to secure a second international bailout and avoid a chaotic default, hours before the country's financial backers began meeting in Brussels. REUTERS/Yiorgos Karahalis (GREECE - Tags: POLITICS BUSINESS CIVIL UNREST EMPLOYMENT)

Gazeta kombëtare greke “Kathimerini” ka raportuar në muajin maj se një e katërta e bizneseve të vogla dhe të mesme greke, rreth 200 mijë biznese kishin falimentuar që nga nisja e krizës ekonomike, në vitin 2008.

Megjithatë një nga problemet më të mëdha të Greqisë të kohëve të fundit ishte vendosja e kontrollit të kapitaleve në banka, i cili hyri në fuqi që më 28 qershor, për shkak se vendi rrezikonte të dilte nga eurozona dhe të gjithë vërshuan në banka të tërhiqnin paratë e tyre.

Kjo masë u lejonte të tërhiqnin vetëm një pjesë të vogël parash në ditë. Dhe kjo, me sa duket, ka penguar funksionimin normal të bizneseve. Së fundmi, Konfederata Nacionale e Dhomës së Tregtisë ka raportuar se rreth 60.000 biznese greke kanë paraqitur kërkesën për ta zhvendosur aktivitetin e tyre jashtë Greqisë, veçanërisht në Shqipëri, Bullgaria dhe Qipro, ku për ta ka më pak shpenzime sesa në Greqi.

Kjo është domethënëse për ekonominë greke, pasi rreth 98 për qind e bizneseve të vendit janë të vogla dhe të mesme, sipas Vassilis Korkidis, President i Konfederatës Tregtare. “Problemi për bizneset e vogla dhe të mesme është se janë mbingarkuar me taksa prej një kohe të gjatë, por tani është tepër.

Pas skenarit të mbylljes së bankave, ne po përballemi me rrezikun e ikjes së biznesit, dhe këtë nuk e ndalon dot një kontroll kapitali”, tha ai. Sipas tij, leja e bizneseve për t’u zhvendosur nuk është aktivizuar ende, por kjo do ta përkeqësonte ekonominë greke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura