Shkurtimi i stafit të Vettingut, propozimi i Kryemadhit: T’ja marrim disa Presidentit dhe Kuvendit

Sep 29, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

“Qeveria e quan luks stafin e nevojshëm të këshilltarëve ekonomik me vetëm 3 këshilltarë gjithsej për të tre institucionet e Vettingut së bashku, ndërkohë që nuk e quan luks stafin e kryeministrit me 1300 ose me 645”.

monika kryemadhi ne kuvend

Keshtu u shpreh ne fjalen e saj ne Kuvendin e Shqiperise kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, lidhur me shkurtimin e numrit te punonjesve dhe buxhetin e institucioneve te Vettingut. Madje ajo ka dhene edhe nje propozim per kryeministrin:

“Kush mund ta besojë më këtë mazhorancë se e ka marrë seriozisht implementimin e plotë dhe objektiv të Reformës në Drejtësi, kur në të vërtetë përmes akteve të saja politike kërkon të luajë rolin e Zeusit dhe pra rolin e vendimmarrësit mbi drejtësinë dhe sistemin e saj në vend. Pa filluar akoma zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe procesi i Vetingut qeveria kërkon të pengojë funksionimin e institucioneve të saj zbatuese dhe të diktojë financiarisht funksionimin e tyre duke i rrudhur buxhetet, duke u treguar gjoja kursimtare me dorë të shtrënguar dhe t’u diktojë atyre ekonomikisht pavarësinë e tyre duke krijuar një varësi të qëllimtë kontrolluese.

A mundet që buxheti i shtetit të na kërcënojë kaq shumë dhe madje ta falimentojë këtë strukturë Vetingu thjesht sepse institucionet përkatëse të Vetingut në të drejtë të tyre kërkojnë të kenë numrin e caktuar dhe ne si parlament duam t’ua shkurtojmë, bëhet fjalë për 70 persona.

Gjej rastin dhe i propozoj kryeminstrit le t’i shkurtojë 70 veta nga stafi i tij, në qoftë se nuk i shkurton jam dakord me atë çka propozoi z.Naço, le t’i marrim disa dhe Presidentit, t’i marrim dhe disa Kuvendit se janë 405 Kuvendi dhe 30-40 le t’ia marrim kryeministrit dhe opozitës t’i heqim kauzën që kemi marrë këtu prej disa orësh për Vetingun por ndërkohë edhe trendi i Vetingut mund të vazhdojë pa trazira artificiale.

Por problemi fle diku tjetër, nuk është çështje këshilltarësh, nuk është çështje pagesash por është çështje e dominimit dhe e kapjes së këtij sistemi”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura