Shkurti ‘muaji i zi’/ Rriten në mënyrë të frikshme vdekjet! 1541 humbje jete më shumë se viti i kaluar!

Mar 2, 2021 | 13:47
SHPËRNDAJE

Vdekjet Covid-statistikat-shkurti-muaji-ziMuaji shkurt i këtij vitit ka shënuar një rekord të zi për sa i përket vdekjeve.

Burime të Panorama.al pranë Gjendjes Civile bënë të ditur se shkurti i 2021 ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve krahasuar me 6 vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të siguruar nga Panorama.al mësohet se gjatë muajit shkurt të vitit 2021në Regjistrin e Gjendjes Civile janë shënuar si të vdekur 3,502 shtetas shqiptarë.

Ndërkohë që një vit më parë, pra në 2020 numri i vdekjeve të raportuara në muajin shkurt arritën në shifrën 1961 humbjeve të jetës.

Krahasuar me vitin e kaluar (2020) rezulton se ka një rritje me 1541 raste vdekje më shumë gjatë vitit 2021.

Burimet e Panorama.al raportojnë se gjatë muajit shkurt janë deklaruar zyrtarisht vetëm 416 raste si persona që kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërkohë që shtesa e vdekjeve është me 1541 persona krahasuar me shifrat e një viti më parë.

Nuk dihet nëse numri i vdekjeve të jetë rritur për shkak të përhapjes së infeksionit të COVID-19 dhe humbjet e jetëve të shumë personave të cilët janë kuruar në kushtet e shtëpisë.

Krahasuar me vitet e shkuara burimet e Panorama.al bëjnë me dije se numri i vdekjeve gjatë muajit shkurt të vitit 2021 është rritur me 75 për qind.

Numri i lartë i vdekjeve është raportuar dhe për muajin janar të vitit 2021. Sipas të dhënave të Gjendjes Civile janë deklaruar si të vdekur 2,838  shtetas shqiptarë.

Ndërkohë që krahasuar me një vit më parë, pra 2020 numri i të vdekurve ka një rritje me 667 raste.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë janarit të vitit 2020 humbën jetën 2171 shtetas shqiptarë./ F.BINJAKU/Panorama.al

Statistikat sipas Qarqeve

****
Statistika (28 Shkurt 2021) Sipas Ministrisë se Shëndetësisë

Raste të reja ditore     952

Të shëruar në 24 orë    804

Të shtruar në spitale    662

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore        3805

Testime totale         466,785

Raste pozitive        107,167

Raste të shëruara     69,773

Raste Aktive              35,598

Humbje jete               1,796

qytetet me te prekura

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura