Shkupi i përgjigjet Ramës: Bllokadat dhe kërcënimet nuk janë në frymën e vlerave evropiane

May 22, 2015 | 9:32
SHPËRNDAJE

“Bllokadat, kërcënimet për bllokada dhe pretekstet nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për stabilitetin e rajonit”. Me këtë reagim, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, i përgjigjet deklaratës së kreut te qeverise se Shqiperisë, Rama, që i kujtoi Shkupit zyrtar se nuk do të ketë anëtarësim në NATO pa zbatuar marrëveshjen e OHRIT. 

Rama e Gruevski
“Qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është që të integrohet në BE dhe në NATO. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, për një të ardhme më të mirë, zhvillim ekonomik, paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Bashkëjetesa multietnike dhe respektimi i diversitetit kulturor, etnik, fetar dhe të drejtat e njeriut janë themeli i shoqërisë së Maqedonisë dhe rregullimit kushtetues. Të gjithë ne së bashku jemi të bashkuar për një të ardhme evropiane të Republikës së Maqedonisë. Nevojitet bashkëpunim i sinqertë dhe mbështetje e qartë nga fqinjët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë. Të gjitha bllokadat, kërcënimet me bllokada dhe deklaratat për ofrimin e preteksteve kundër anëtarësimit tonë, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për paqe dhe stabilitet në rajon. Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në përforcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me të gjithë fqinjët dhe partnerët tanë në interes të përparimit në rajon”, thuhet në kumtesë.

Reagimi i MPJ-së, thuhet më në kumtesë, vijon pas deklaratave të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama se Shqipëria do ta mbështesë pranimin e Maqedonisë në ANTO pasi plotësisht të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, si dhe pas deklaratës së shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov se Shqipëria dhe Bullgaria kanë pretendime territoriale ndaj Maqedonisë, që nga Sofja u vlerësua si qëndrim i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm i Moskës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura