Shkup, mijëra protestues kundër Thaçit dhe Ahmetit

Jun 13, 2015 | 23:26
SHPËRNDAJE

Mediat kosovare kanë raportuar se mijëra shqiptarë protestuan në Shkup këtë të shtunë, kundër Thaçit dhe Ahmetit. Protesta ka nisur nga parku i Çairit duket përfunduar në urën “Goce Dellçev” disa metra larg Qeverisë dhe u organizua nga lëvizja politike “BESA”.

Protesta ne Shkup (Foto marre nga ‘INA’)

Protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa –Besë besën e kemi dhënë!, “UÇK” , etj në shoqërimin edhe të këngëve patriotike. Marshi protestues u sigurua edhe nga dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “BESA” dhe shoqatave të tjera pjesëmarrëse në protestë.  Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi deklaroi se prania e një numri kaq të madh dëshmon se Këshilli Organizativ e bëri mirë punën duke treguar se shqiptarët dinë të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre. “Këshilli organizativ e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëve. Mjaft më me vrasje burgosje, pse mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin. Deri sa do përmbushen kërkesat tona ne nuk do të ndalemi. Ky shtet duhet të formatohet dhe të jetë i barabartë”, deklaroi Rexhepi në skenën e ngritur pranë urës disa metra larg Qeverisë, sipas agjencisë “Ina Online”.

Ndërsa protestuesit në lagjen Çair kanë filluar protestën duke brohoritur parullat “Ali Ahmetin e japim, lirinë s’e japim”, “Menduh Thaçin e japim, lirinë s’e japim”,-raporton “Gazetaexpress”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura