Shkrumbohet shtëpia e ish-misit shqiptar, nëna: Valbona e tronditur, nuk morën dot asgjë (FOTOT)

Nov 13, 2018 | 20:35
SHPËRNDAJE

Nuk i ka shpëtuar dot katastrofës së zjarreve në Kaliforni as banesa e Valbona Çobas, ish-Miss Fotozhenia dhe e treta në Miss Albania në vitin 1992.

Valobona Coba1

Në një postim në Facebook, nëna e saj ka treguar tmerrin që kanë përjetuar, kur u shkatërrua gjithçka, mundi i një jete të tërë, ndërkohë që fëmijet nuk munden të merrnin dot asnjë lodër me vete.

Valbona Coba

POSTIMI I NËNËS SË VALBONA ÇOBËS

Vetem mbreme, kjo ishte shtepia e vajzes sime te shtrenjte Valbona Coba qe gumezhinte nga te qeshurat, lojrat e tre engjejve te saj,tre perendive te miat. Ndikuar nga zjarret ne Los Angeles, luanin si zjarrfiksa, te paret nxirrnin femijet jashte, ju thoshnin…nje loder do marresh vetem e dil. Fjeten te qete ne endrrat e tyre se kishin shpetuar njerez,femije por mbas mesit te nates u ngriten te tronditur, te detyruar te dilnin shpejt nga shtepia…nuk morren dot asnje loder. Flaka e kuqe po kercenonte gjithcka njerezore. Ishte fatkeqesi natyre ne te gjitha dimensionet. Te gjithe qane,Valbona ishte me e tronditura…po digjej nje shtepi e tere,vite te tera te saj si nene, gjera te dashura private,kujtime Ajo qe duhej te qante e fundit isha une…qava, e lashe veten me deshire te ndihej aq keq,sa ishte realiteti. E rendesishme eshte… te gjithe jane mire !

1

KUSH ËSHTË VALBONA ÇOBA?

Publiku e mban mend Çobën si Miss Fotzhenia e parë, pasi ajo këtë çmim e ka marrë në vitet e para të demokracisë.Valbona Coba111

Po në atë kohë Valbona arriti që të merrte dhe vendin e tretë në Miss Albania, por karriera e saj nuk zgjati më në Shqipëri pasi u largua për në Greqi.

Pikërisht në vitin 1997, po në Greqi ajo merr çmimin si “Miss trupi më i bukur”.

Pas kësaj, vendos të thyejë kufijtë ndërkombëtarë. Fytyra e saj do të pushtonte kopertinat e “Bazar”, “Elle”, “Down Town” e shumë të tjera po aq të njohura.

shtepia e cobes

KARRIERA NË AMERIKË

Pas Greqisë, Valbona vendosë të shkojë në Amerikë, ku guxoi ne rrugen e filmit. Aty interpretoi në disa seriale televizive, në role të vogla. Interpretimet në “Qiunding Light”, “Jo so Nihaal!”, apo “Hitch”, renditen në Cv-në e saj profesionale.

Ajo punon aktualisht si modele, ku sipas saj është jo vetëm një pasion por “i vetmi profesion që më siguron të ardhurat për jetën e shtrenjtë këtu në Los Angeles.

Modelja gjithmonë është ajo diplomë që bën mirë prezantimin për të hyrë në ambientet e artit. Arti për mua nënkupton vetëm aktrimin. Los Angeles ashtu si mund të të fsheh bukuritë e tij, nuk të fsheh as vështirësitë dhe konfliktet”, ka treguar ajo.

Njohja me burrin amerikan 

Ja si e ka treguar gjate nje interviste vete Valbona, njohjen me ate qe do te behej me pas burri i saj dhe babai i tre femijeve.

Valbona Cobaaaa

“Mbylla takimin me agjencinë “Gersha” pasi më kishin dhënë emrin e personit që do takoja dhe ky emër ishte Todd. Gjithë preokupimi im ishte se si do prezantohesha si aktore, duke pasur parasysh përvojën dhe veshjen, që duhet të jetë sa më e thjeshtë. Kështu funksionon prezantimi i parë atje. Mbaj mend që kisha veshur një fustan të gjatë të zi, shumë të thjeshtë. Gjatë bisedës nuk u ndjeva shumë rehat, dhe pse pyetjet ishin profesionale dhe ai ishte tepër serioz, kishte diçka që më bënte të ndihesha disi e ngacmuar ndryshe nga takimet me agjente të tjerë.

Çfarë ishte ajo që të bëri më shumë përshtypje te Toddi?

Pas dy javësh mora një telefonatë nga sekretarja e tij ku flitej për një drekë në një restorant japonez në Beverly Hills. Ndërsa unë prisja informacione, apo emra lidhur me aktrimin, artistet, filmat ndodhi e kundërta. Biseda ishte më shumë shoqërore se sa zyrtare.

Ai njeriu i parë me atë tonin e sigurt dhe serioz që pashë në fillim në zyrë ishte shndërruar, pothuajse, në njeriun e dobët, të pasigurt e të kontraktuar. Kishte emocion dhe aty kuptova ç’kishte ndodhur dhe çfarë nënkuptonte kjo ftesë dreke.

Valbona Cobaaaa1

Si vazhdoi lidhja juaj?

Pas kësaj ndodhi që disa telefonatave iu përgjigja, disave jo. Disa ftesave filmash iu përgjigja, të tjerave jo. Kështu kaloi gati një vit. Por dukej se me kalimin e kohës po ndodhte diçka, po afrohesha pa kuptuar si dhe pse shpesh analizoja dhe pyesja veten, pse po lidhem e ndiej për këtë njeri çdo ditë e më shumë. Kuptova se në pamjen e parë nuk kishte asgjë ngacmuese dhe të veçantë, por duke u njohur dhe ndenjur më shumë me të pashë se brenda tij, thellë-thellë, kishte diçka rrezatuese që s’po i rezistoja dot.

Si ndodhi propozimi për martesë? Ishte romantik?

valbona cobaaa

Kish kaluar pothuaj më shumë se një vit nga lidhja jonë. Gjithçka kalonte mirë. Ishim të dashuruar dhe të lumtur, bashkëjetonim në një shtëpi të lokalizuar në North Hollywood. Ishte festa e “Thanks Giving”, më e madhja për amerikanët. Familja e tij ftoi mamin dhe babin në shtëpinë e tyre për t’u njohur dhe festuar bashkë. Kaluam shumë mirë. Më pas, kur prindërit u larguan, ai më ftoi të shkonim në një vend shumë të bukur të quajtur “Laguna Beach”. Ishte çdo gjë e programuar mirë dhe unë insistova të mos shkonim, por ai ngulte këmbë. Nuk ishte në natyrën e tij ‘koklavitja’ e gjërave. Nga shumë detaje unë kuptova që po përgatitej të më propozonte për martesë. Në fakt propozimi ishte shumë romantik.

Ai vjen me një guaskë të madhe, komplet i skuqur dhe i emocionuar duke u ngatërruar me lëvizjet e tij dhe lëvizjet e guaskës nëpër duar e xhepa. Së fundi ulet në rërë dhe arrin të vendosë diçka mbi guaskë. Më  pyet: “dëshiron të martohesh me mua ?”. Mbaj mend që nuk u nxitova, po mendohesha pa ditur çfarë ishte emocionuese. I thashë “PO”. Asnjëherë s’e kam parë aq të lumtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura