Shkrumbohet nga flakët një banesë në Fier, shkak një shkëndijë elektrike

May 26, 2019 | 12:43
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një banesë është shkrumbuar nga flakët paraditen e sotëm ne qytetin e Fierit për shkak të një shkëndije elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 tetori” të qytetit, në vendin e njohur si “Kryqqzimi i Grecallisë”, ndërsa për fat të mirë nuk flitet për të plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura