Shkrumbohet në flakë Spitali Covid në Tetovë/ Raportohet për viktima mes pacientëve dhe stafit mjekësor

Sep 8, 2021 | 22:11
SHPËRNDAJE

Një zjarr ka shpërthyer sot në mbrëmje në një Spital të Tetovës ku po trajtohen pacientë të prekur me Covid.

Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë viktima mes pacientëve të shtruar dhe stafit mjekësor. Duke iu referuar raportimeve jo zyrtare Alsat raporton se bëhet fjalë për 8-9 viktima.

Raportohet se spitali është djegur tërësisht, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive në një pjesë të objektit.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet për bilancin e viktimave.

Zjarrfikësit ndodhen tanimë në vendin ngjarjes duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin spitalin e djegur.

zjarr 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura