Shkrumbohet kurora e gjelbër e Elbasanit, shuhet pas një ditë zjarri që dogji 20 hektarë me ullinj shekullorë

Aug 8, 2022 | 11:34
SHPËRNDAJE

Rreth 20 hektarë me ullinj shekullorë rreth 500 vjeçar të shkrumbuar është bilanci paraprak i dëmit të zjarrit të rënë një ditë më parë në kurorën e Elbasanit. Ekipeve të zjarrfikëseve iu desh të paktën 12 orë luftë për të vënë flakët nën kontroll, në ndihmë të të cilëve u ofruan edhe banorë të qytetit.

ullinj

Gjithashtu për fikjen e zjarrit u angazhuan dhe rreth 30 zjarrfikës nga Cërriku Belshi dhe Peqini, ndërsa u vënë në dispozicion 7 zjarrfikëse. Edhe pse vatra kryesore e zjarrit është vënë në kontroll ditën  e sotme, në ndihmë kanë ardhur dhe Forcat e Armatosura për të ndihmuar në shuarjen e vatrave më të vogla.

Riaktivizimi i tyre do ta agravonte sërish situatën. Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet një ditë më parë të zërave opozitarë të cilët fajësuan pushtetin lokal dhe qendror për mos angazhim maksimal në shuarjen e zjarrit, ndërsa identiteti dhe historia që përfaqësonin parcelat me ullinj shekullorë tashme nuk ekzistojnë më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura