Shkrirja e Akademisë së Albanologjisë/ Profesori për Panorama TV: Akt në kundërshtim me ligjin, s’po mbrohet identiteti shqiptar! Qendra rrezikon të shpërngulet në Beograd

May 29, 2023 | 15:22
SHPËRNDAJE

Profesori, Romeo Gurakuqi në një intervistë për Panorama TV ka reaguar në lidhje me projektvendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ku e ka konsideruar këtë nismë si një goditje të rëndë ndaj institucionit.

Gurakuqi tha se ky projektvendim nga Ministria e Arsimit është bërë pa marrë parasysh asnjë lloj konsultimi dhe se kemi të bëjmë me një rast ku po shpërfillet ligji.

Sakaq shtoi se nëse kjo qendër mbyllet në vendin tonë, rrezikon që të shpërngulet në Beograd, Serbi dhe se qeveritarët nuk po mbrojnë identitetin shqiptar.

“Shpresoj që kryeministri i vendit të tregojë vullnetin për përkrahjen dhe mbështetur albanologjinë. Pasi një qeveri nuk mund të godasë të vetmin institucion që merret me studime shqiptare, nëse shkrihet kjo qendër më e rëndësishme mund të zhvendoset në Beograd”, theksoi ai.

Pjesë nga biseda:

Kemi një vendim për mbylljen e akademisë së shkencave albanologjike, jeni njohur me këto VKM?

Kemi të bëjmë me një projektvendim nga ana e ministrisë së Arsimit, që e ka zbuluar media në lidhje me një goditje dinjitive ndaj një prej institucioneve më serioze në arsim ku janë të përfshira 4 institute arsimore. Një pjesë e këtyre aseteve të këtij institucioneve, janë mbledhur gjatë luftës së dytë botërore. Aty punojnë elitat më të mira të vendit për studime shqiptare. Është ndër të paktat institucioneve që prodhon shkencë në Shqipëri, të konkurueshme me standardet ndërkombëtare. VKM-ja që ka ardhur pa asnjë konsultim, pa asnjë njoftim dhe është në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.  Është tërësisht e papranueshme në vendet e Europës, ku cenohet liria akademike të cilat garantohen në ligjin 80-të.

Nëse veprohet me këto lloj metoda pa asnjë lloj konsultimi, ministrja e një vendi europian duhet të jepte dorëheqje. Për shkak të mungesës së transparencës, arsyes për mos respektimin e ligjit dhe standardet e demokracisë, kemi të bëjmë të bëjmë me një rast të shpërfilljes së ligjit.

Kanë dërguar një nënkomision i përbërë nga punonjës të rangut të nëpunësve nga ministria dhe nuk e kanë staturën për të bërë kontrolle aty ku është vendosur elita, dhe nuk njohin pararendin e këtij institucioni. Hartuesit e raportit nuk e kanë të qartë që akademia nuk është institucion përgjegjës për mungesën e legjislacionit në një fushë të caktuar, pasi për këtë është i ngarkuar parlamenti. Vërejtja e parë lidhet me këtë, për arsye që nuk dihen.

Shpresoj që kryeministri i vendit të tregojë vullnetin për përkrahjen dhe mbështetur albanologjinë. Pasi një qeveri nuk mund të godasë të vetmin institucion që merret me studime shqiptare, nëse shkrihet kjo qendër më e rëndësishme mund të zhvendoset në Beograd. Ne nuk po kujdesemi për mbrojtjen e identiteti tonë shqiptar, ruajtjen e aseteve në kohë, muzeale. E konsideroj një veprim që cenon autonominë për arsimin e lartë, nëse ka pasur gabime në kornizën ligjore është detyrë e ekzekutivit të korrigjojë jo të shkatërrojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura