Shkrimtarja Elvira Dones reagon ndaj Kumbaros: Nuk më dërguat ju në Lajpcig, lërini këto fasada të rreme

Mar 30, 2017 | 10:04
SHPËRNDAJE

Shkrimtarja Elvira Dones ka qenë e ftuar këto ditë në Panairin e Librit në Lajpcig. Këtë e ka njoftuar edhe Ministria e Kulturës, por autorja e disa librave e ka parë të arsyeshme të saktësojë që në Lajpcig nuk e ka sjellë ministria, por shtëpia e saj botuese në Zvicër. Ky është statusi i saj i plotë në Facebook.

elvira

“Nga një postim i Ministrisë së Kulturës mësoj se krahas autorëve shqiptarë pjesëmarrës në takimet TRADUKI, Ministria në fjalë vë edhe emrin tim, duke lënë të kuptohet se paska mbështetur e mundësuar pjesëmarrjen time në këtë event, një spekulim, të cilin e quaj me vend ta sqaroj. Pjesëmarrja ime në Panairin e Librit në Leipzig është organizuar nga shtëpia ime botuese e Zurigut, “Ink Press”, dhe botuesja Susanne Schenzle, në kuadrin e botimit në gjermanisht të njërit prej romaneve të mi para disa muajsh.

Eventi në stendën e TRADUKI-t ka qenë gjithashtu i koordinuar drejtpërdrejt nga botuesja zvicerane me organizatorët e panairit, ashtu si gjithë takimet e tjera brenda dhe jashtë panairit. Gëzohem shumë që Ministria e Kulturës ka mbështetur e financuar autorët e tjerë shqiptarë. Thjesht në rastin tim, e vërteta qëndron ndryshe. E quaj gjithashtu me vend të saktësoj se askurrë nuk kam kërkuar sponsorizime nga Ministria e Kulturës shqiptare – as do kem ndonjëherë nevojë e dëshirë – të kërkoj mbështetje prej saj.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura