Shkrimtari i madh vdes në moshën 85-vjeçare

May 23, 2018 | 9:45
SHPËRNDAJE

Një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë, Philip Roth, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. New York Times ben me dije se shkak i vdekjes kane qene problemet me zemren.

rroth

BBC raporton se puna e romancierit që fitoi çmimin ndërkombëtar Pulitzer dhe shume te tjere, si National Book Award, Man Booker International Prize, mori frymëzimin nga jeta familjare judease, seksi dhe idealet amerikane.

Roth u be i jnohur me vepren e shkurter Goodbye Columbus, botuar më 1959.

Një dekadë më vonë, romani i tij i ekspozuar seksualisht, “Ankesa e Portnit”, e beri ate nje nga me te famshmit ne SHBA.

Roth ka shkruar më shumë se 30 libra gjatë karrierës së tij 50-vjeçare, përfshirë klasikët si “Ankesa e Portnoit” dhe “Letra e peshkopit amerikan”, për të cilin fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1997.

Më 2012, ai ka thënë se do t’iu japë fund shkrimeve, sepse e ka humbur pasionin për te shkruar.  Libri i tij i fundit “Nemesi” është publikuar në vitin 2010.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura