Shkrimi i Xhungës për Ornela Vorpsin, reagon shkrimtarja: Jam e prekur, paska akoma njerëz që kuptojnë

Apr 12, 2018 | 22:11
SHPËRNDAJE

Pas një shkrimi të gazetares Rudina Xhunga e cila fliste për kthimin e shkrimtares Ornela Vorpsi ka reaguar dhe kjo e fundit.

Në një postim në Facebook, Vorpsi shkruan se është e prekur nga ato që i ikishte shkruar Xhunga.

“Ju falenderoj nga zemra jo vetem per veten time por per te gjithe bashkatdhetaret lexues te ketij artikulli kaq inteligjent dhe me vlere, artikull qe i hap porta te tjera horizontesh mbi artin dhe letërsinë”, shkruan ndër të tjera shkrimtarja.

ornela-vorpsi

Postimi i plotë

E dashur Rudina Xhunga. Artikulli juaj me preku dhe me jep shpresen qe ne atdheun tone ka ende njerez qe dijne kuptojne drejte fjalen e vertete te dikujt. Te dish te kuptosh me inteligjence dhe miresi eshte nje faktor shume i rendesishem jo vetem per edukimin e vetvetes por dhe perparimin e nje shoqerie te tere – sidomos per nje shoqeri ku ndodhet sot popull yne – shoqeri e humbur mbas Mercedes benz- ave dhe getove te pasanikeve qe ruhen me police.

Ju falenderoj nga zemra jo vetem per veten time por per te gjithe bashkatdhetaret lexues te ketij artikulli kaq inteligjent dhe me vlere, artikull qe i hap porta te tjera horizontesh mbi artin dhe letersine.

Juaja,

Ornela Vorpsi

ornela vorpsi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura