Shkrimi i ANSA: Një Shqipëri e ekzaltuar shkon në Francë 2016

Oct 12, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Mediat e huaja vijojnë të shkruajnë për arritjen historike të Shqipërisë, kualifikimin për herë të parë në kampionatin Europian.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA shkruan sot se vendi fqinj (Shqipëria) është e ekzaltuar për arritjen e skuadrës kombëtare.

Shkrimi ne Agjencine ANSA
Shkrimi ne Agjencine ANSA

ANSA kujton gjithashtu faktin se kundërshtar i Shqipërisë ishte edhe Serbia, me të cilën përballja është më shumë se një ndeshje futbolli.

“Është një ditë historike dhe Shqipëria thjesht është e ekzaltuar për kombëtaren e saj të futbollit. Për herë të parë në histori ajo është kualifikuar për një fazë finale të një turneu të madh futbolli, thënë ndryshe për “Euro 2016”, që do të zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri më 10 korrik të verës së ardhshme”, shkruan Ansa.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Do të jenë atje edhe “shqiponjat” e Tiranës dhe merita shkon, ndërmjet të tjerëve, edhe te trajneri italian, Gianni De Biasi, dhe ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani, i cili bën edhe komentatorin teknik të RAI-t. Shqipëria shkruajti historinë duke fituar 3-0 në fushën e Armenisë dhe për kuqezinjtë gëzimi është akoma më i madh nëse mendohet se në grupin e tyre ishin rivalët e vjetër serbë, me të cilët një ndeshje shkon përtej futbollit. Këtë e tregoi sfida në Beograd, që do të kujtohet nga droni, i cili provokoi pezullimin e ndeshjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura