“Shkova nga varrezat direkt në televizion në të tretat e mamit!”- Fiori Dardha u përgjigjet atyre që e kritikojnë pse u rikthye në punë pas humbjes së nënës

Jan 13, 2021 | 13:38
SHPËRNDAJE

Shtatë ditë më parë, Fiori Dardha humbi nënën e saj pas një beteje me kancerin e për këtë arsye moderatorja po kalon një moment shumë të vështirë.

fiori dardha (8)

Lajmin e trishtë ajo e ndau me të gjithë në rrjete sociale, por disa prej tyre e kanë paragjykuar për faktin që është kthyer në punë.

Megjithatë, Fiori u ktheu një përgjigje të gjithë atyre që janë habitur nga veprimi i saj, nëpërmjet një statusi të publikuar në Instastory.

fiori dardha (5)

Moderatorja zbuloi se ka plotësuar amanetin e mamasë së ndjerë, për ta vazhduar jetën pa e lejuar dhimbjen që ta mposhtë.

fiori dardha (4)

Për ata që habiten kur shohin se jam kthyer në punë:

Po! M’u desh të hyja në studio dhe të regjistroja ‘Boom’ në të tretat e mamit tim. Bëra edhe grim, krijova edhe atmosferë në studio. Madje, edhe buzëqesha me batutat e Rozit.

Televizioni ka kërkesat e tij. Kush punon në TV, ‘e ka të ndaluar’ të sëmuret dhe të mbajë zi.

Nuk e di ku e gjeta forcën, (që shkova nga varrezat direkt në televizion), por di t’ju them, se bëra atë që mamaja ime ka dashur dhe ka lënë amanet:

Të vazhdojmë të jetojmë dhe të mos lejojmë dhimbjen të na mposhtë!

Jam e bindur që dashuria për të, do të jetë motiv për t’iu gëzuar jetës!”, shkruante Fiori në status.

fiori dardha (7)

Pak kohë më parë, Dardha kishte treguar se po i qëndronte gjatë gjithë kohës pranë nënës së saj, për t’i dhënë forcë e dashuri për ta përballuar këtë sëmundje të tmerrshme.

fiori dardha (3)

Megjithatë, ndonëse para saj shfaqej e fortë, nga ana tjetër qante fshehurazi.

fiori dardha (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura