“Shkopin kokës çdo…”- Edi Rama u drejtohet ministrave: Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave dhe legalizimeve!

Sep 18, 2021 | 11:38
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Edi Rama u kërkoi ministrave që të zgjidhin hallet e qytetarëve dhe të mos marrin në kurriz mallkimet, që faturohen nga ata që i cilësoi si “minj” të hipotekave dhe legalizimeve.

Edi Rama solli në vëmendje se për zyrtarët që nuk u përgjigjen qytetarëve parashikohen masa administrative dhe sanksione financiare.

Nuk ka bekim më të madh kur je në pushtet se sa buzëqeshja e një njeriu që i ke zgjidhur një hall. Merrni sa më shumë bekime. Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave, të legalizimeve, lejeve, licencave, autorizimeve, dhe pasi të zgjidhet një hall i sajuar prej tyre shkopin kokës çdo miu që e ka sajuar.

Deri në mbylljen e ciklit të shërbimeve përmes digjitalizimit dhe deri kur ta kemi futur plotësisht të gjithë sistemin e shërbimit të dokumenteve në smartfonin e qytetarëve, shkopi është domosdoshmëri. Ky ligj për bashkëqeverisje parashikon masa administrative e sanksione financiare për zyrtarët që nuk u kthejnë në kohë përgjigje qytetarëve. Unë i pari, e ju bashkë me mua që të mos bëhemi qepaze, për moszbatimet kronike të ligjit, duhet të jeni të gjithë shëmbëlltyra e vullnetit ligjzbatues”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura