Shkonte për të dëshmuar në paraburgimin e “302”-it, detaje nga ‘aksidenti’ ku u lëndua Izet Haxhia

Oct 12, 2019 | 10:17
SHPËRNDAJE

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, me anë të një deklarate për media, ngriti pretendime se klienti i tij është kërcënuar pas kallëzimit dhe deklarimeve që po jep në Prokurorinë për Krime të Rënda kundër ish-Kryeministrit Sali Berisha.

izet1

Beqiri thotë se është tentuar eliminimi i tij fizik dhe se kjo ka ndodhur gjatë shoqërimit në Prokurori, kur, sipas tij, ka ndodhur një “aksident”, i cili i ka shkaktuar Haxhisë dëmtime të shumta fizike.

“Jeta e tij dhe e njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij. Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimet dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë ‘aksident’, duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka pasur të vjella dhe është çuar me urgjencë në spital. Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij. Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj., nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, në vitet 1991-1999, duke i sjellë vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike. Në kushtet e mësipërme, mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij”, tha avokati.

Idajet Beqiri, avokati i Haxhisë
Idajet Beqiri, avokati i Haxhisë

“AKSIDENTI” 

Burime sqarojnë për gazetën “Panorama”, se disa ditë më parë, gjatë shoqërimit të Izet Haxhisë nga Prokuroria në paraburgimin e “302”-it në Tiranë, furgoni ka frenuar pasi i ka dalë para një biçikletë.

Nga frenimi, sqarojnë burimet, Haxhia është përplasur dhe është plagosur në zgarën e kafazit. Por këtë ngjarje, vetë Izet Haxhia dhe avokati i tij e shikojnë si tendencioze dhe jo një incident rastësor.

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi në 19 mars të pranojë kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës, që të dëgjohet dhe japë versionin e tij për një nga ngjarjet më të diskutuara ndër vite. Ai është dënuar me 25 vite burg, si një nga autorët e vrasjes së Azem Hajdarit, por nuk e ka pranuar asnjëherë vrasjen dhe ka hedhur akuza ndaj politikës si përgjegjëse, për atë që shpesh është konsideruar si “Vrasja e shekullit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura