Shkon në dy numri i viktimave në Kroaci, 21 mjekë dhe shtatë infermierë konfirmohen pozitivë me COVID-19

Mar 26, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

Autoritetet shëndetësore kroate kanë konfirmuar se numri i viktimave nga koronavirusi në vendin e tyre ka shkuar në dy, ndërsa numri i të infektuarve në 481.

korona1

Ministri Kroat i Shëndetësisë, Vili Beros theksoi se gjendja e shumicës së pacientëve me koronavirus është e mirë dhe vetëm një pjesë e vogël trajtohet në njësitë e kujdesit intensiv.

Beros përsëriti që qytetarët duhet t’u përmbahen rreptësisht masave paraprake dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Sjellja me përgjegjësi” – siç tha ai – “është e nevojshme nga të gjithë për të ndaluar përhapjen e pandemisë”.

Ministri njoftoi gjithashtu se spitali “Fran Mihaljevic” në Zagreb do të bëhet qendra kryesore për trajtimin e pacientëve me sëmundje koronare të zemrës që kanë nevojë për njësi të kujdesit intensiv.

Instituti Kroat i Shëndetit Publik njoftoi se gjithsej 21 mjekë dhe 7 infermierë janë pozitivë për koronavirusin, ndërsa 32,000 njerëz në të gjithë vendin janë në izolim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura