Shkon në 55 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, shënojnë rritje edhe rastet e infeksionit. Në 24 orë…

Apr 21, 2020 | 14:34
SHPËRNDAJE

Edhe shtatë raste të reja janë konfirmuar të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1231.

auto_auto_koronavirus_ne_Kosove15850114571585075783-600x360-2

Mediet vendase njoftojnë se tre raste janë regjistruar në Tetovë, dy në Kumanovë dhe dy në Koçani.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë. Bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga Llabunishta Strugës që po kurohej në Spitalin “8 shtatori”. Pacienti ishte pranuar në spital me 8 prill. Me viktimën e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me virusin në shkon në 55.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 24 persona që janë shëruar nga Covid-19.

Në Klinikën Infektive në Shkup janë shtruar gjithsej 60 pacientë, prej të cilëve 18 janë në mbështetje të oksigjenit ndërsa 4 janë në ventilim mekanik.

Në Spitalin “8 shtatori” janë shtruar gjithsej 45 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 7 janë me pasyrë më të rëndë klinike kurse 5 pacient janë në ventilim mekanik.

Në Klinikën e Manastirit ka gjithsej 13 pacient me Covid-19, kurse nën monitorim të Klinikës ka edhe 15 pacient të cilët po kurohen në kushte shtëpiake.

Në Spitalin e Shtipit ka 4 pacient, kurse po monitorohen 19 pacient të cilët trajtojnë sëmundjen në kushte shtëpiake.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë realizuar gjithsej 12.340 testime të Covid-19.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura